Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Leletiq të Lipjanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sinjali mëson se viktima është Brahim Rexhepi, 73-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i ndjeri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm.
Sipas dëshmitarëve, pasi nuk kanë arritur që të kontaktojnë të moshuarin, kanë hapur me forcë derën e shtëpisë, ku edhe e kanë gjetur trupin e të ndjerit.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.