Ky është i riu nga Gjilani që humbi betejën me COVID-19

Ky është i riu nga Gjilani që humbi betejën me COVID-19

Ka ndërruar jetë sot me COVID-19 edhe një i ri nga Gjilani, Blerim Mushica. Lajmin për vdekjen e 38-vjeçarit e kanë dhënë familjarët e tij, si dhe miq e të afërm tjerë.

Sipas familjarëve, Blerimi nuk ka vuajtur asnjëherë nga ndonjë sëmundje.

Blerimi la pas vete bashkëshorten dhe katër fëmijë. Vdekja e tij i ka prekur jo vetëm familjarët, po edhe miqtë dhe qytetarët e Gjilanit dhe Novobërdës.

Ngushëllime familjes i ka shprehur edhe nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, pasiqë familja Mushica ka jetuar në Pasjak, fshat ky i cili tani i përket Novobërdës.

“U tronditëm sot nga lajmi i zi për humbjen e jetës në moshë të re të shokut tonë, qytetarit nga Pasjaku Blerim Mushica.

Shumë shqetësuese, sepse nuk e pritëm një lajm të tillë, duke e ditë se sa i shëndetshëm dhe i fortë ishte Blerimi.

Ju lus të gjithëve për kujdes maksimal në këtë situatë të rëndë që e kemi.

Gjithë familjes ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta, e shpirti i bardhë i Blerimit bëftë dritë në xhenet!”, ka shkruar Ymeri.

Related Articles