Ky është i riu që u arrestua pas më shumë se tri vitesh në arrati, dyshohet për grabitje në tentativë në kompaninë ‘RC Cola’

Ky është i riu që u arrestua pas më shumë se tri vitesh në arrati, dyshohet për grabitje në tentativë në kompaninë ‘RC Cola’

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.

Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Të njëjtin fat e pati një person në Gjilan, i cili u arrestua pas më shumë se tri vitesh në arrati.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Rrezon Ademi, 27-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të grabitjes në tentativë në qershor të vitit 2019 në kompaninë ‘RC Cola’ në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Ademit i është sekuestruar një armë zjarri me fishekë, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është përdorur në rastin e vitit 2019.

27-vjeçari dje është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje në tentativë’

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

“Me 26.12.2023- është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë cekur kishte kryer veprën penale të lartcekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles