Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ngucat të Malishevës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka humbur jetën, teksa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima është i riu Ismail Zogaj, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që intervenoi në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast ka njoftuar se personi tjetër që u lëndua është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.