Parashikimi i motit

Sot do të mbajë mot i vranët dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Related Articles