Ky është moti për sot, priten reshje shiu

Ky është moti për sot, priten reshje shiu

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet në periudha të caktuara kohore të ketë reshje lokale shiu, përfshirë edhe orët e para të 24-orëshit.

Reshjet ka mundësi të shoqërohen me ndonjë shkarkesë elektrike.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C.

Related Articles