Pasditen e së mërkurës, Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë dhe të arrestojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë, një person që kërkohej me urdhër ndërkombëtar.
I dyshuari ndodhet në ndalim policor dhe tashmë kanë nisur procedurat e tjera.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një shtetas turk, Aytekin Kusakli, i cili kërkohej nga Interpoli lidhur me një rast të mëhershëm.
Kusakli është prangosur në aeroport, ku pas verifikimit, rezultoi se është në listën e peronave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Ambasada turke, teksa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga ILEC-u është arrestuar i kërkuari mashkull turk dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e PK-së.