Sonte u raportua për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikin.
Sinjali mëson se me veturën me targa të Maqedonisë që u gjet në vendin e ngjarjes dyshohet se kufirin e ka kaluar personi Driton Tusha dhe i njëjti dyshohet se është personi që u gjet i vdekur.