Avokati i Milenkoviq: Iu caktua paraburgimi 30 ditë, do të bëj ankesë

Avokati i Milenkoviq: Iu caktua paraburgimi 30 ditë, do të bëj ankesë

Avokati Nebojsha Vlajiq, ka konfirmuar se të arrestuarit, Milun Milenkoviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, raporton Gazeta Enigma.

Vlajiq ka thënë se Milenkoviç është dërguar në burg në Podujevë.

“Afati i ankesave është 48 orë nga dita kur e marrim vendimin për paraburgim. Unë do të ankimoj”, tha Vlajiq për mediumin në gjuhën serbe ‘Kosovo online’.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për masën e paraburgimit ndaj serbit Millun Millenkoviq-Llune, ku thuhet se ai së bashku me persona tjerë kishin hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba me ç’rast njëra njëra granatë dhe dy shok bombat kishin shpërthyer dhe si rezultat i kësaj, ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe ishte rrezikuar jetën e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policorë. /Gazeta Enigma

Related Articles