Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Prishtinës.
Raportohet se viktima në fjalë është Fatlum Jetullahu.
Për gjendjen e të plagosurit detaje ka dhënë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.
“Është duke u trajtuar nga specialistët në intensivë, nuk mund te japim për momentin asnjë informacion tjetër”, deklaroi ai.
Shkaqet apo motivet që kanë çuar deri te kjo plagosje akoma nuk dihen