Ky është polici i arrestuar në Dragash, dyshohet se sulmoi kolegun dhe një të dyshuar brenda stacionit

Ky është polici i arrestuar në Dragash, dyshohet se sulmoi kolegun dhe një të dyshuar brenda stacionit

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor në Dragash, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një konflikt bashkë me disa qytetarë, të cilët e kanë sulmuar një person tjetër. I njëjti është ndaluar për 48 orë, teksa për “menaxhim të dobët të rastit” janë suspenduar dy eprorë.

Sinjali ka mësuar se polici i arrestuar lidhur me këtë rast është Kushtrim Piraj, 30-vjeçar, i cili bashkë me tre të dyshuarit e tjerë po hetohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dëmtim prone”.

Incidenti ka ndodhur në ambientet e Stacionit Policor Dragash, ku ishte ishte shoqëruar një person i dyshuar. Zyrtarët policorë dhe i dyshuari janë sulmuar nga disa persona, në mesin e të cilëve edhe Piraj me tre të dyshuarit e tjerë.

Lidhur me këtë rast, “për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit,” me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles