Ka përfunduar edhe xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshja mes Gjilani dhe Llapit e cila ka qenë edhe ndeshja kryesore e kësaj jave u shoqëruar me tensione të shumta dhe akuza ndaj gjyqtarëve.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin e barabarte, 1-1. Golin për skuadrën e Llapit e realizoi futbollisti meksikan, Riviera, në pjesën e pare. Kurse, për “kuqebardhët” realizoi sulmuesi më në formë Shend Kelmendi në fund të ndeshjes.
Skuadra e Gjilani në këtë ndeshje pretendoi se u dëmtuar nga gjyqtarët duke mos akorduar dy penallti në favor të tyre.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ishte e zëshme në rastin e pjesës së dytë ku mesfushori i Llapit, Kushtrim Shabani, e shtynë me dy duar Gerhard Prognin, por gjyqtari kryesor dhe dhoma e VAR-it heshtën.
Për më shumë shikojeni vetë këtë rast dhe gjykojeni vetë: /Gazeta Enigma/