Në një aksion që zhvilluar sot Dogana e Kosovës, në asistim me Policinë e Kosovës, në fshatin Rudine të komunës së Zveçanit, në veri të vendit kundër prodhimit ilegal të kriptovalutave, u zbuluar një laborator i drogës.
Sinjali ka mësuar se Sinisa Nedeljkovic është pronari i objektit ku u gjet laboratori për kultivimin e marihuanës në të cilin ishin të mbjella mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg, është Sinisha Nedeljkoviç.
Përpos këtij objekti i cili është në ndërtim e sipër, Nedeljkoviç është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit ku operon firma Metan.
Derisa Policia dhe Dogana ishin në hyrje të lokalit ku duhej të ekzekutohej bastisja, ata kishin kontaktuar me Nedeljkoviç, i cili u kishte thënë se gjendet në Serbi dhe derën nuk mund t’ua hapë askush.
Përballë kësaj situate, personat përgjegjës për ekzekutimin e urdhëresës ishin detyruar që të kërkonin urdhëresë për hyrje me forcë, mirëpo kjo kërkesë për arsye jolegjitime, thonë burimet, ishte shtyrë derisa filluan edhe të shtënat me qëllim të zmbrapsjes së Policisë dhe Doganës nga vazhdimi i aksionit