Ky është shqiptari nga Maqedonia e Veriut i arrestuar në Prishtinë, kërkohej nga Interpoli

Ky është shqiptari nga Maqedonia e Veriut i arrestuar në Prishtinë, kërkohej nga Interpoli

Pasditen e së martës, Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë dhe të arrestojë në Prishtinë, një person që kërkohej me urdhër ndërkombëtar. I dyshuari ndodhet në ndalim policor dhe tashmë kanë nisur procedurat e tjera.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një Ardit Hajdarin, rreth 40-vjeçar, i cili kërkohej nga Interpoli lidhur me një rast të mëhershëm.

Hajdari, i cili është nga Maqedonia e Veriut, u ndalua në Matiqan, ku pas verifikimit, rezultoi se është në listën e peronave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Related Articles