Ky është shqiptari që rrahu barbarisht adoleshentin grek për një fanellë futbolli (Foto)

Ky është shqiptari që rrahu barbarisht adoleshentin grek për një fanellë futbolli (Foto)

Policia greke ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar dhe mikun e tij, pasi kanë rrahur një adoleshent, vetëm pse kishte veshur bluzën e skuadrës kundërshtare.

Bëhet me dije se 21-vjeçari dhe miku i tij, pasi kanë pikasur në rrugë një 16-vjeçar me bluzën e PAOK-ut, e kanë rrahur atë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Eçlesias të Selanikut.

Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare. Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur.

Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët.

Related Articles