Në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës mes FC Ballkanit dhe FC Prishtinës, një zyrtar i Njësisë Speciale është sulmuar nga një tifoz, teksa po intervenonin për ta vënë nën kontroll situatën kur u godit portieri i FC Ballkanit.
Sinjali mëson se personi që ka goditur me grusht policin e NJSO-së është Genc Çitaku, rreth 30-vjeçar.
Sulmi dyshohet se ka ndodhur kur i dyshuari dhe grupi i tij i është vërsulur Policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa polici që u sulmua ka marrë trajtim mjekësor.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.