Kombi ishullor i Kiribati është tashmë vendi i parë në botë që ka hyrë në vitin e ri.
Kiribait përbëhet nga 33 atole dhe zë një zonë të gjerë në Oqeanin Paqësor ekuatorial, që shtrihet rreth 4,000 kilometra nga lindja në perëndim, dhe më shumë se 2,000 kilometra nga veriu në jug
Bëhen 20 vjet që kur ata ndryshuan zonën kohore përgjatë vijës ndërkombëtare të datës, gjë që çoi në një ngjarje të pazakontë të Vitit të Ri të Kiribatit në 1994 që festohej më 30 dhjetor.
Një tjetër rezultat jokonvencional ishte që vendi ishte 26 orë përpara ishullit fqinj Baker (një territor i pabanuar i SHBA-së) – pavarësisht se ishte gati 2200 kilometra më afër hemisferës perëndimore.