Rumania zbarkon sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, atje ku do të përballet me kombëtaren e Kosovës.
“Dardanët” janë nikoqir të rumunëve në takimin e tretë kualifikuese të grupeve, takim që do të fillojë në ora 20:45.
Rumunët kanë siguruar dy fitore në dy ndeshjet e para, duke triumfuar ndaj Bjellorusisë dhe Andorrës.
Ky pritet të jetë formacioni i kësaj kombëtarje për ndeshjen e sosmte: Tarnovanu – Ratiu, Dragusin, Burca, Camora – M. Marin – Man, Olaru, Stanciu (C), Coman – Alibec.