Këngëtari i njohur Labinot Tahiri i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta vendos atë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Tahiri ka thënë se si ministër i Shëndetësisë do të punonte pa pagë.
Tahiri i ka kërkuar Kurtit postin e ministrit të kësaj ministrie nëse ish-ministri Arben Vitia e fiton Prishtinën.
“E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor. Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro. I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite”, ka shkruar ai.