Të shtunën protestohet në Gjilan, kërkohet zbardhja e vrasjes së Engjëll Smërqakut

Të shtunën protestohet në Gjilan, kërkohet zbardhja e vrasjes së Engjëll Smërqakut

Të shtunën, më 23 tetor, me rastin e njëvjetorit të vrasjes së 19-vjeçarit, Engjëll Smërqaku, do të organizohet protestë në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Protestuesit do të kërkojnë zbardhjen e vrasjes së 19-vjeçarit, i cili u ther me thikë për vdekje para banesës së tij, në këtë qytet.

Vëllau i viktimës ka deklaruar për Gazetën Enigma se të shtunën bëhen një vit nga vdekja e të riut nga Gjilani e deri tani nuk kanë marr asnjë informacion.

“Asnjë informacion nuk kemi deri tani, as në çfarë rrethana ka mund të ndodh, vetëm se na kanë thënë që jemi duke punuar me rastin, ne nuk dim as a ka të dyshuar për këtë vrasje”, ka thënë vëllau i Engjëllit.

Protesta e cila do të mbahet të shunën para Kuvendit Komunal në Gjilan, familjarët bëjnë thirrje që të gjith pjesmarrësit ti zbatoni rregullat të bartni maskat kunder COVID-19 dhe te mbajm distancën fizke.

Ndryshe, Engjëll Smërqaku, u vra në rrethana ende të panjohura para derës së banesës së tij me 23 tetor të vitit 2020./Gazeta Enigma/.

Related Articles