Lagjja e Boshnjakëve frymon shqip, policia e Kosovës dyfishon patrullat

Lagjja e Boshnjakëve frymon shqip, policia e Kosovës dyfishon patrullat

Protestës së qytetarëve serbë e vendosjes së simboleve të Serbisë, në veri të Kosovës, banorët e lagjes së Boshnjakëve, u janë përgjigjur sërish duke vendosur flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në këtë pjesë të veriut gjendja është e qetë, me praninë e policisë së Kosovës gjatë tërë kohës.

Ekipi i IndeksOnline që po qëndron atje sjell pamjet e fundit nga kjo lagje e cila duket që frymon shqip.

Vlen të theksohet, se si mbi urën Ibër, njejtë edhe në lagjen e Boshnjakëve, janë shtuar patrullat e policisë krahasuar me ditën e dielë.

Rreth ngjarjeve në veri të vendit, kanë reaguar Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd.

Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.

Qëndrim të njejtë ka pasur edhe ministrja e Jashtme gjermane, e cila deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar. 

Related Articles