Lajçak dhe Escobar takohen edhe me Besnik Bislimi (VIDEO)

Lajçak dhe Escobar takohen edhe me Besnik Bislimi (VIDEO)

Këtë të hënë në Kosovë ka arritur përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Escobar dhe Lajçak u pritën në takime të ndara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe nga kryeministri, Albin Kurti, ku më pas kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Ndërsa pas takimit me krerët e shtetit Lajçak dhe Escobar u priten në takim edhe nga zëvendës kryeministri i parë Besnik Bislimi./Gazeta Enigma/

Related Articles