Lajçak e takon Escobarin: Shumë gjëra për të diskutuar

Lajçak e takon Escobarin: Shumë gjëra për të diskutuar

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajçak, e ka takuar të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në New York.

Lajçak ka treguar se kanë biseduar bashkë për një numër të madh gjërash, derisa e ka quajtur Escobarin si mik shumë të mirë.

“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”, ka shkruar ai në Twitter.

Related Articles