Lajçak: Kam në plan t’i vazhdojmë diskutimet për një kompromis në çështjen e dinarit

Lajçak: Kam në plan t’i vazhdojmë diskutimet për një kompromis në çështjen e dinarit

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur lidhur me takimin që e patën sot me ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në platformën X, ai ka shkruar se e ka drejtuar edhe një herë një takim në të cilin është diskutuar për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat që atakohen nga nga vendimi i BQK-së.

“Ne ia dolëm të mbushim disa boshllëqe mes propozimeve të dyja palëve”.

“Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka thënë Lajçak. 

Related Articles