Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje në New York me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të paqes, Rosemary DiCarlo.
Në takim, siç ka bërë të ditur, Lajçaku me anë të një postimi në platformën X, është folur për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun.
Për Ballkanin Perëndimor, ai ka folur edhe në një takim tjetër që pati në SHBA me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Një nder i madh të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, shkroi emisari evropian.