Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak ka theksuar se plani do të diskutohet gjithashtu edhe në Serbi me presidentin Vuçiqin, derisa ka thënë se s’mund të jep më shumë detaje.
Emisari Lajçak ka thënë se dialogu s’ka alternativë duke theksuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjëra.
“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohem më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka thënë Lajçak.