Lajçak takohet edhe me Haradinajn

Lajçak takohet edhe me Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Enigma.

Lajçak po qëndron në Kosovë për një vizitë tre ditore.

Të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku pas takimit Lajçak tha se kanë biseduar për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa theksoi se nuk kanë biseduar përhapjen e arkivave të UÇK-së.

Të enjten, Lajçak është takuar me kryekuvendarin, Glauk Konjufca. Ndërsa, pastaj krerët e subjekteve politike.

Related Articles