Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në kuadër të takimeve me subjektet politike, Lajçak, është takuar me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
I dërguari i BE-së më herët ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.
Kurse në mëngjes e së enjtes është pritur nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ai po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ku po takon krerët e institucioneve dhe partive, për të diskutuar për ecurinë e dialogut