Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në forumin 2BS ku foli për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, me të cilin është i ngarkuar.
Ai në një postim në X tha se momentumi aktual është pozitiv për marrëdhëniet e BE-së me rajonin, por se sfidat aktuale e pengojnë.
“Diskutim i shkëlqyeshëm për momentumin aktual pozitiv në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor në 2 2BS Forum 2023 sot. Theksova nevojën për të kapërcyer sfidat e mbetura, të cilat ndikojnë negativisht në rrugën europiane të rajonit”.
Great discussion about the current positive momentum in the EU – Western Balkan relations at #2BSForum2023 today. Stressed the need to overcome remaining challenges, which negatively affect the region’s 🇪🇺 path. pic.twitter.com/6tig6xdf9i— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 6, 2023