Lojtari i Hatayspor, Christian Atsu i cili ishte i njohur edhe në Premierligë aty ku ka luajtur për skuadra si Chelsea, Newcastle United dhe Everton prej ditësh nuk po gjindej nën rrënojat e qytetit të shkatërruar turk nga tërmeti i fuqishëm që la mbi 40 mijë viktima.
Atsu sot u gjend nën rrënojat, por fatkeqësisht i vdekur.
Mediat turke e kanë konfirmuar lajmin e hidhur.
“Kemi gjetur Atsun, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë. Ngushëllime”, ka shkruar kryeredaktori i SportsDigitale, Yagiz Sabuncuoglu.
Murat Uzunmehmet: Atsu’yu bulduk. Hayatını kaybetti. Başımız sağ olsun.— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) February 18, 2023