Mozzik prej muaj ka paralajmëruar fansat e tij se po sjell një albumi të ri, i cili tashmë është finalizuar.
“Lamboziki” lansohet më 14 shkurt dhe tashmë disa videoklipe janë të përfunduara.
Njëra nga ta u xhirua në Zvicër për të cilin ndërhyri edhe policia në Zvicër.
Reperi ka postuar një video në Instagram duke treguar se policia ndaloi makinat që ai përdori për videoklip, por nuk dihet arsyeja.
Për këtë, një televizion zviceran ka raportuar në lajme, gjë të cilën poashtu e shpërndau Mozziku në rrjete sociale./Gazeta Enigma/