PDK kërkon anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës, kërkon debat parlamentar

PDK kërkon anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës, kërkon debat parlamentar

Debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës nga ZRRE, po kërkon partia opozitare, PDK, raporton Gazeta “Enigma”.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me të filluar seanca e sotme e Kuvendit, ka kërkuar që ky vendim të anulohet sa më parë.

Tahiri ka kërkuar mocion parlamentar për të debatuar për këtë çështje.

LEXO EDHE: Zyrtare: Rryma shtrenjtohet 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë

“Ne kërkojmë që ta kemi një mocion procedural ku do të debatojmë urgjentisht për vendimin e këtij organi të Kuvendit dhe më mirë të themi për instrumentin e Kurtit, që është shndërruar tashmë në një instrument, që sapo mori një vendim i cili vërtet e rëndon gjendjen në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se “Kërkojmë qe ky vendim të anulohet sot, pa përfunduar kjo seancë”.

Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentari, Glauk Konjufca i cili ka thënë se kjo çështje mund të ngritet në seancën e radhës, që pritet të filloj sot.

“Kjo mund të bëhet vetëm kur të filloj seanca tjetër. Do të votohen pikat e mbetura, në momentin që hapet seanca e re, mocioni mund të propozohet. Është në interes të gjithëve”, ka thënë Konjufca. / Gazeta Enigma.  

Related Articles