I biri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri ka deponuar sot nënshkrimet në FFK për të garuar për postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai pritet edhe zyrtarsht të jetë kundërkandidat i Agim Ademit për postin e të parit të FFK-së, raporton Gazeta Enigma.
Gramozi kishte paralajmëruar dje se tashmë ka siguruar nënshkrimet dhe se sot do t’i dorëzojë ato dhe ashtu ndodhi.
Ai saktësisht në ora 11:00 është parë në objektin e FFK-së ku edhe ka dorëzuar nënshkrimet.
Të kujtojmë se Kuvendi i FFK-së do të mbahet me 6 prill të këtij viti./Gazeta Enigma/