LAJMI I FUNDIT: Mirel Josa pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Dritës

LAJMI I FUNDIT: Mirel Josa pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Dritës

Trajneri aktual i Vllaznisë së Shkodrës, Mirel Josa pritet që ta marr drejtimin e skuadrës së Dritës.

Kanal10 mëson se drejtuesit e klubit nga Gjilani kanë rënë dakord me kushtet me trajnerin nga Shqipëria dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme.

Ish-kampioni i Kosovës janë në pritje të Josës i cili po tenton ta ndërpresë kontratën aktuale me klubin e Vllaznisë.

Josa më parë ka qenë trajner i skuadrës së Prishtinës në Superligën e Kosovës!

Kujtojmë që Josa pritet të vie në vend të të larguarit Ardian Nuhiu i cili u largua nga gjilanasit pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ku pësuan humbje nga skuadra e Ligës së Parë, Liria./GAZETA ENIGMA/

Related Articles