Real Madrid mund të largohet nga LaLiga dhe ky është një nga lajmet më të bujshme.
Klubi spanjoll është kundër marrëveshjes së ligës me fondin CVC (investon rreth 2.2 miliard euro dhe merr për 50 vite një përqindje të të ardhurave nga të drejtat televizive), sikurse edhe Barcelona e Athletic Bilbao.
Klubet e tjera, që ndjejnë rrezikun momental financiar, janë pajtuar, ndërkohë që pritet të ketë gjyqe, për më tepër që edhe Federata Spanjolle e Futbollit ka dalë kundër. Klubet spanjolle e kanë miratuar marrëveshjen,ndërkohë që “Mundo Deportivo” raporton skenarin e çmendur.
Real Madrid, sipas gazetës spanjolle, po mendon që të regjistrohet në një tjetër kampionat dhe po mendon që të kalojë në Premier League. Padyshim që në aspektin sportiv do të ishte një “WOW” i madh kjo lëvizje.
Sigurisht ka pengesa për këtë, sidomos prej “Brexit”. Regjistrimi i një klubi jo anglez në Premier League nuk është i lehtë në aspektin juridik, por duhet parë nëse mund të gjendet një zgjidhje për këtë.
Normalisht bëhet fjalë për sezonin e ardhshëm dhe në vazhdim, pasi kampionati spanjoll nis sot dhe Real është i detyruar të vazhdojë garën për momentin.