Pritje deri në shtatë orë sot në një pikë kufitare

Pritje deri në shtatë orë sot në një pikë kufitare

Mërgimtarët të cilët kishin ardhur për pushime në Kosovë, po presin me orë të tëra në pikat kufitare, për t’u kthyer në vendet nga kanë ardhur.

Në hyrje të pikave kufitare, nuk ka pritje të gjata, ndërkaq për të dalë nga Kosova, udhëtarët po presin mbi shtatë orë.

Pritjet më të gjata janë shënuar në pikën kufitare në Merdarë, ku udhëtarët po presin deri mbi shtatë orë e gjysmë.

Në pikën kufitare në Jarinjë, pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin deri në një orë, në Mutivodë dy orë, ndërkaq te Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin nga 35 deri në 40 minuta

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Related Articles