Lansohet programi i granteve bashkëfinancuese

Lansohet programi i granteve bashkëfinancuese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka lansuar sot programin e granteve të përputhshme, i cili synon të përmirësojë aftësinë konkurruese të bizneseve kosovare duke kontribuuar në rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës pas pasojave të COVID-19.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se qëllimi i projektit është mbështetja me grante të përputhshme (bashkëfinancuese) për NMVM-të eksportuese ose me potencial eksporti nga sektori i prodhimtarisë dhe shërbimeve.

Ajo po ashtu theksoi se projekti i financuar nga Banka Botërore parasheh 14.3 milionë synon t’i mbështesë bizneset me synim të konkurrueshmërisë për eksport, ndërsa përmes këtij programi bizneset mund të përfitojnë nga 5 mijë deri 100 mijë euro.

Blerta Qerimi nga Banka Botërore, tha se programi ofron grante për blerjen e makinerive prodhuese, pajisjeve që përdoren për vlerësimin e konformitetit, pajisjeve të vogla për avancim digjital dhe shërbimeve për mbështetjen e bizneseve.

Ndryshe, thirrja publike për aplikim është 30 ditë.

Related Articles