Laporta befason të gjithë: Koeman qëndron, pa marrë parasysh rezultatin ndaj Atleticos

Laporta befason të gjithë: Koeman qëndron, pa marrë parasysh rezultatin ndaj Atleticos

Ronald Koeman do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, pa marrë parasysh rezultatit ndaj Atletico Madridit.

Së paku kështu ka thënë numri një i Barcelonës, presidenti Joan Laporta.

Presidenti i Barcelonë është pyetur nëse ndeshja me Atletico Madridin do të jetë e fundit për Koeman si trajner i Barcelonës.

Laporta ka befasuar të gjithë duke thënë se Koeman do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit, pa marrë parasysh rezultatin me Atletico Madridin.

“Pavarësisht rezultatit, Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri jonë. Ai është simboli i kësaj Barcelone”.

“Duhet ti japim besim, sepse vendosi të bëhej trajneri ynë në një moment shumë të vështirë institucional dhe sportiv”, ka deklaruar Laporta.

Kjo përgjigje e Laportas po llogaritet si befasuese nga të gjitha mediat spanjolle, por edhe tifozët e Barcelonës.

Katalunasit nuk e kanë nisur aspak mirë këtë sezon në La Liga, por as në Ligën e Kampionëve ku në dy sfidat e para kanë pësuar dy humbje me rezultat identik 0-3.

Related Articles