Laporta: Nuk ka negociata me Haalandin

Laporta: Nuk ka negociata me Haalandin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se nuk ka negociata për transferimin e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.

“Po punojmë në bashkëpunim me trajnerin dhe drejtorët e futbollit për disa lojtarë të cilët mund ta përmirësojnë skuadrën sezonin tjetër. Kemi planet tona por nuk ka pasur negociata”, ka thënë Laporta.

“Ne si Barcelonë nuk negociojmë me lojtarë. Nëse dëshirojmë të bëjmë diçka të tillë, e bëjmë me klubin, në këtë rast me Borussia Dortmundin”, theksoi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles