Largimi i Agueros nga City me plot dhurata: Nga një orë për secilin punëtorë në klub, dhuroi në formë lotari veturën dhe bëri donacioni një shumë të madhe me para

Largimi i Agueros nga City me plot dhurata: Nga një orë për secilin punëtorë në klub, dhuroi në formë lotari veturën dhe bëri donacioni një shumë të madhe me para

Kun Aguero kaloi një dekadë në Etihad, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Masnchester Cityt në histori. Të hënën ai u bashkua me Barcelonën, por para se të kalonte tek klubi i madh spanjoll, ai bëri diçka të veçantë.

Sipas Athletic, Aguero ka blerë për çdo anëtar të stafit nga një orë Hublot ose Tag Heuer, të gdhendur me një mesazh: “Gracias – Kun Aguero!”.

Çmimet e orëve në fjalë janë midis 1000 deri në 1650 euro, ndërsa Aguero ka blejrë rreth 60 për stafin.Pastaj ai organizoi një lotari për të fituar një Range Rover Evoque, që e kishte blerë së fundmi – e ku vetura u fitua nga një anëtar i stafit qe merret me fanellat e lojtarëve.

Gjesti i fundit Aguero ishte dhurimi i një donacion të konsiderueshëm për fondin e fundvitit, i cili shkon për blerjen e dhuratave të Krishtlindjes për stafin mbështetës në klub.

Related Articles