Barcelona ka filluar të mendojë jetën pa Lionel Messin, që tashmë është duke u përgatitur që të kalojë te Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas mbajti të dielën në mesditë një konferencë lamtumriëse, derisa lotët i rrodhën nga fakti se po largohej pas 21 vitesh.
Lojtari 34-vjeçar tashmë është në bisedime me PSG-në dhe pritet që brenda kësaj jave të kalojë në Parkun e Princave.
Por, klubi katalunas në anën tjetër ka filluar t’i largojë të gjithë posterët, në të cilët gjendej ylli argjentinas.
Barcelona po bëhet gati për edicionin e ri dhe është normale që një largim i tillë i posterëve të ndodhë.
Është vetë fakti se largimi i gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u pranua me shumë pikëllim nga përkrahësit e Barcelonës, që nuk e kishin pritur një gjë të tillë.
Messi kishte pranuar vazhdimin e kontratës me katalunasit, mirëpo kushtet financiare dhe rregullat e La Ligës nuk lejuan që ai të vazhdonte më tej.