Latifi takohet me kryetarin e Komunës së Gjilanit, flasin për menaxhimin e pandemisë në nivel lokal

Latifi takohet me kryetarin e Komunës së Gjilanit, flasin për menaxhimin e pandemisë në nivel lokal

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe atyre lokale, si dhe për menaxhimin në nivel lokal të situatës epidemiologjike lidhur me COVID.

Hyseni i ka informuar zëvendëskryeministren dhe ministrin për aktivitetet që ka ndërmarrë komuna me qëllim të koordinimit të akterëve lokalë për përballimin më të mirë të situatës me COVID.

Ndërsa, ministri Latifi ka theksuar rëndësinë e vaksinimit të popullatës kundër COVID-19 si dhe marrjen e dozës së tretë nga qytetarët, sikurse edhe rëndësinë e zbatimit të masave në fuqi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles