Lazio ka barazuar me Galatasarayn në ndeshjen e gjashtë të Ligës së Evropës, por që të dyja e kanë kaluar fazën e grupeve.
Të enjten në stadiumin “Olimpico”, italianët barazuan me turqit pa gola.
Galatasaray kalon në fazën nokaut me 12 pikë në vendin e parë, kurse Lazio mori nëntë pikë gjithsej.
Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj ishin titullar te Lazio. Strakosha e kompletoi ndeshjen në portë, kurse Hysaj u zëvendësua në minutën e 63-të. Në bankën rezervë ishte Vedat Muriqi.
Ndeshja tjetër e Grupit E ndërmjet Marseillet dhe Lokomotivës së Moskës i takoi vendasve.
Francezët fituan 1:0 dhe barten në Ligën e Konferencës nga vendi i tretë me shtatë pikë. Rusët mbetën të fundit me dy pikë. Golin e vetëm për Marseillen e shënoi Arkadiusz Milik në minutën e 35-të./Gazeta “Enigma”/