Lazio pëson humbje të thellë në Norvegji

Lazio pëson humbje të thellë në Norvegji

Skuadra e Lazios është mposhtur thellë nga Midtjyllandi në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Evropës. Të enjten mbrëma, Lazio pësoi në Norvegji me rezultatin 5:1.

Për Midtjyllandin, kjo është fitorja e parë këtë edicion në Ligën e Evropës, ndërsa Lazio pësoi disfatën e parë në këtë garë. Paulinho (26’), Sory Kaba (30’), Evander Ferreira (52’) Gustav Isaksen (68’) e Erik Svitachenko (72’) shënuan golat për Midtjyllandin.

Në fakt, fitorja e ekipit norvegjez ka mundur të jetë edhe më e thellë sikur Ferreira të mos dështonte nga penalltia në minutën e 67-të. Golin e vetëm për Lazion në këtë takim, e realizoi mesfushori Sergej Milinkoviq-Saviq (57’).

Te skuadra italiane gjatë tërë ndeshjes u aktivizua mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj. Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo ndërmjet Feyenoordit dhe Sturm Grazit, është mbyllur me fitoren bindëse 6:0 të ekipit holandez.

Related Articles