LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë

LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë

Doarsa Kica-Xhelili edhe Hykmete Bajrami  nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë dorëzuar kallëzimin  penal në Prokurorinë Speciale, ndaj kryeminsitrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave të tij po ashtu në detyrë, për të cilët i akuzon për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve”.

Kallëzimi vjen pasi Kurti dhe bashkëpartiakët e tij vazhdojnë të mbesin “në detyrë” në Qeveri dhe në po të njëjtën kohë janë deputetë në legjislaturën e re. /Gazeta Enigma

Related Articles