“LDK-ja do të votojë nesër kundër kandidatit të VV-së për kryetar Kuvendi”

“LDK-ja do të votojë nesër kundër kandidatit të VV-së për kryetar Kuvendi”

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, këtë të martë ka dekaruar se nesër do të marrin pjesë në votimin për kryeparlamentar, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka shtuar se deputetët e LDK-së do të votojnë kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi, që në tri seancat e fundit ishe Albulena Haxhiu.

“Ne do të votojmë nesër, por do të votojmë kundër, Albulena Haxhiun apo kushdo që do të jetë kandidat i propozuar nga VV-ja. Vota e LDK-së do të jetë kundër, që është votë përbërëse e vendimmarrjes, por me kundërshtim politik për shumë arsye”, tha Zemaj në “DPT te Fidani”.

Sipas tij LDK-ja nuk ka ndonjë preferencë për emër dhe se këdo që e propozon VV-ja, pozicioni i tyre do të jetë kundër si vendimmarrje politike. /Gazeta Enigma/

Related Articles