Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.
Sipas të dhënave, një automjet tip “Seat” me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë.
Në automjet udhëtonte një çift, të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Bëhet e ditur se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./TCh
