Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në zgjedhjet lokale do të kandidojë me tri gra për kryetare të komunave, raporton Gazeta Enigma.
Kjo parti edhe zyrtarisht i është drejtuar KQZ-së në ditën e fundit, për certifikim të kandidatëve për kryetar dhe kuvende komunale.
Sibel Halimi, kandidate e kësaj partie për kryetare të Ferizajt, tha se për herë të parë garojnë me tri gra për kryetare dhe se në lista ka emra të rinj.
“LDK ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët për kryetar në nivel komune dhe për herë të parë kemi kandidate tri gra për kryetare. Ky është një lajm i kirë dhe kemi përfshirje të reja në listat e asamblistëve”.
Ndërsa Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, e që pretendon edhe një mandat tha se në Han të Elezit e Skenderaj nuk do të garojnë për kryetar, por vetëm për asamble.
Zgjedhjet lokale në Kosovë, do të mbahen më 17 tetor të këtij viti./Gazeta Enigma/