LDK-ja mbështet fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid

LDK-ja mbështet fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e mbështesin fuqishëm ngritjen e një padie nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid.



Në një konferencë për medie, të mbajtur nga Departamenti për Rend, Ligj dhe Siguri në LDK, Shkëmb Manaj, tha se për këtë proces duhet të përfshihet të gjithë mekanizmat profesional.

“E mbështesim fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid, por vlerësojmë që në këtë proces të gjitha institucionet e vendet, ekspertët ndërkombëtarë e vendor të angazhohen që kemi fakte të paraqesim që është kryer gjenocid në Kosovë”, u shpreh ai.

Ndërsa, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, për qëndrimin e kësaj partie karshi dialogut me Serbinë, tha se për këtë çështje do të mbajnë konferencë të veçantë.

“Së shpejti do ta organizojmë konferencën për politiken e Jashtme dhe do të tregojmë kriteret tona, sepse padyshim që kemi një qëndrim”, u shpreh ajo.

Related Articles