LDK në Gjilan nuk ka akoma emër kandidati për kryetar të Komunës

LDK në Gjilan nuk ka akoma emër kandidati për kryetar të Komunës

Edhe pse është lakuar emri i nënkryetarit aktual të LDK-së, njëherit nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, si kandidat i LDK-së për kryetar të ardhshëm të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar e as saktësuar.

Vet Lutfi Haziri ka qenë ai që paraprakisht ka potencuar emrin e Arbër Ismajlit për kandidat të LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa Arbër Ismajli, për Gazeta Enigma, tha se një gjë e tillë nuk është vendosur, porse pritet shumë ashpejt të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“LDK-ja ka themeluar një ekip punues, dhe bashkë me të kemi dalë me pa gjendjen në terren”, ka thënë ai duke mohuar përfoljet se është vendosur që ai të jetë kandidat për kryetar të ardhshëm të komunës nga dega e LDK-së, dhe se sipas tij LDK është unike sa i përket kandidatit, për të ciln është shprehur i bindur se do të mbështetet nga të gjithë, kushdo qoftë ai.

Ismajli më tej ka shtuar se emri i kandidatit të LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, do të dihet shumë shpejt, në konventën e partisë, e cila sipas tij, pritet të mbahet ditwve tw ardhshme.

Kohë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në nivel qëndror ka publikuar emrat e disa kandiatëve për disa komuna që do të garojnë për kryetar, ndërsa pjesa më e madhe e kandidatëve potencial thuhet se do të bëhen të ditur së shpejti.

Related Articles